Sali Berisha cakton datën e protestës së rradhës: Kjo do jetë protestë e…..

0
504
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur këtë të premte se protesta e 6 dhjetorit do të jetë paqësore, dhe një shenjë mikpritje për të gjithë liderët europianë që do të vijnë në Tiranë. Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Megjithatë, edhe pse e ka deklaruar disa herë 6 dhjetorin si datën e protestës së radhës, Sali Berisha u shpreh sot nga selia blu se zyrtarisht data nuk është fiksuar. Do ja propozojë Kryesisë, tha ai për mediat.

Sali Berisha: Sot është mbledhja e Kryesisë dhe unë do sugjeroj vendimin për mbledhjen e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vij në Europë, në Tiranë. Ky është mendimi im. Protesta të jetë paqësore, dinjitoze, duke garantuar asnjë lloj vështirësie, përveç mikpritje për krerët e BE. Duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama.

Cila do jetë dita, këtë do e përcaktojë Kryesia e Partisë. Kjo është mundësi për të gjithë shqiptarët, për të madh e të vogël, për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilën përballen ata.

Do jetë i njëjti skenar me 12 Nëntorin?

Sali Berisha: Protesta e parë dridhi themelet e regjimit të narko-shtetit shqiptar. Ishte triumf i popullit opozitar mbi narko-kracinë dhe monizmin e plotë. Protesta e dytë, varet nga dita se nuk është caktuar akoma, por ajo synon të sjellë në skenë problematikën e tmerrshme që kanë shqiptarët me në krye Edi Ramën.

Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një. Është e vërtetë që është një ngjarje e rëndësishme për vendin, por populli që paraqitet sot si popull gomonesh, duhet të thotë të vërtetat e tij në mënyrë më demokratike. Populli i gomoneve është bërë nga Edi Rama

Zjarr Tv Ad