Sali Berisha jep alarmin nga Durrësi: Ballkani i Hapur po falimenton…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka prezantuar kandidatin në Durrës për zgjedhjet e 6 marsit u shpreh se 8 vite më parë rrogat ishin më të lartat në rajon, ndërsa sot janë më të ulëtat.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” ka filluar të shkatërrojë fermat shqiptare.

“KLSH konstaton se 8 miliardë euro janë vjedhur e shpërdoruar, ja pra pse ikin të rinjtë. Nga 5 shkolla që kishin pasur vite më parë, tani kishin vetëm dy shkolla fillore dhe një 9-vjeçare. Thjesht potenciali, mund t;ju duket çudi, por edhe atje është e jashtëzakonshme, mirë këtu po e po. Këta kanë si synim të plaçkisin pasurinë kombëtare. E dëgjoni çdo ditë? S’besoj se e keni harruar kur filluan të depozitonin plehrat këtu në Manzë dhe mbytën qytetin. Nuk pyetën as se kishte foshnja, as se kishte nënë të reja shtatzënë, digji natën, helmoji ditën. Të mos mbetemi borxh ndaj të rinjve, të bëjmë detyrën tonë. Mos harroni se 8 vite më parë, rrogat ishin më të lartat në rajon, sot janë më të ulëtat, sot rriten çmimet në stratosferë. Të ndahemi nga regjimi i Edi Ramës, regjim që ka për qëllim pasurimin e tij. Tani ka filluar të shkatërrojë fermat shqiptare me Ballkanin e Hapur. Pse? Sepse Serbia subvencionon çdo kokë lopë, çdo dele, kurse ju jeni të braktisur tërësish nga qeveria, keni vetëm muskuj dhe asgjë tjetër”, u shpreh Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad