Sali Berisha ka një pyetje të rëndësishme për demokratët: Me cilin je ti?

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është ditën e sotme në Patos në përvjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Berisha u ka kërkuar të gjithë demokratëve t’i bëjnë një pyetje vetes së tyre sa I përket partisë që I përkasin dhe liderit që mbështesin.

“Çfarë zgjedhjesh bën ai që u thotë demokratëve që në Kuvendin e tij marrin pjesë 5 mijë e 4 delegatë kur salla kishte 1 mijë e 500 karrige. Mos harroni se ato janë vota dhe mandate të gjitha të paligjshme. Kjo tregon se Rama dhe Lul Brava janë në garë se si të shtypin më shumë votën e lirë.

Tani t’ju bëj një pyetje unë, të gjithë demokratëve. Me cilin je ti? Me atë që hedh gaz helmues, pluhur helmues, bomba helmuesve dhe lëngje neuroparalizuesve votuesve të tij që ka ndodhur kurrë ndonjëherë apo je me demokratët që duan të qëndrojnë si opozitar të vërtetë, që duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në krim“– tha Berisha.

Zjarr Tv Ad