Sot iu dha lamtumira e fundit Papës Benedict i XVI. Sot me një funeral dhe meshë madhështore të mbi 50.000 besimtarvë, të udhëhequr nga shenjtëria e tij Papa Francesku u percoll për në banesën e fundit në Kishën e Shën Pjetrit, Papa Benedict i XVI.
Në këtë ceremoni morën pjesë besimtarë të shumtë nga të katërta anët e botës si dhe dignitar dhe qeveritarë nga vende të ndryshme.
Si një nga figurat më të shquara të Kishës Katolike me kontribute historike në reformimin e saj dhe shtyllë kryesore e mendimit teoligjik dhe konservator botëror Papa Benedict i XVI do të nderohet gjithmonë për veprën e tij të ndritur jo vetëm nga besimtarët katolik, por edhe njerëzit e besimeve të tjera në mbarë botën.
Unë ruaj si një thesar shumë të çmuar audineca dhe takime me Shenjtërin e tij.
Me këtë rast duke shprehur nderimin tim më të thellë për Papën Benedict i XVI bashkoj lutjen time me të miliona njerëzve, që shpirti i tij i madh të gjej paqen e merituar. Amin! #sb