“Më tha që i kam munguar”, Iris Luarasi rrëfen momentin e vështirë: Isha me Covid, nuk e takoja dot babain në spital..

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Iris Luarasi ka ndarë në intervistën “2+3” dy momentet më të vështira të jetës së saj, njëri prej të cilëve ishte ndarja nga jeta e babait të saj.

Ajo tregon se në atë kohë ajo ishte me Covid e duke mos dashur ta bënte merak ajo nuk i kishte treguar që ishte e infektuar e për këtë arsye nuk kishte mundur të shkonte ta takonte në këtë spital.

Rudina Magjistari: Cili është një moment i vështirë i yti që ke kaluar në jetë nëse kthen kokën pas në vite?

Iris Luarasi: Moment i vështirë ka qenë largimi i babit. Prindërit të gjithë do largohen, ne të gjithë do largohemi. Pa diskutim që ti gjithmonë mendon që qofshin sa më të thjeshta dhe me moshë çdo gjë.

Largimi i babit  ishte në një moment… babi nuk vuajti nga Covid, se ishte mesi i pandemisë kur ndodhi, por kur ai u sëmurë unë isha me Covid, kështu që nuk mund të shkoja ta takoja dhe kjo ishte absolutisht një nga gjërat më të vështira.

E para se nuk i thonim as babait dhe as mamit që unë jam me Covid, motra ime ishte më parë, pastaj zuri tim vëlla. Nuk e di pse më  këtë mënyrën tonë shqiptare, për të mos i merakosur prindërit, por  mendoj se bëjmë gabim. Babi më tha në telefon që më ke munguar këtu në spital.

Aty i thash që nuk vij dot se jam me Covid, por ajo gjëja që më ka thënë më ka ngelur në mendje pa fund dhe them “çfarë është kjo mënyrë e të trajtuarit të gjërave, kur ti duhet ti thuash prindërve edhe kur je sëmurë”.

Kjo përpjekja jonë për të mos u treguar, për të mos i lënduar, për ti ruajtur, kam merak se është e gabuar. Cikli i jetës është se ne të gjithë do largohemi, nuk ka për të qëndruar njeri.

Kur mundohem ta vë veten në këtë situatë them që ai ishte një njeri që iku i lumtur me tre fëmijë që e donin me një grua që e shikonte në dritë të syrit nga mëngjesi në dark dhe mendoj që edhe atje ku është, është po prapë i lumtur që na shikon.

tvklan.al

Zjarr Tv Ad