Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe nga Kongresi amerikan që të hetojë aferat korruptive të qeverisë Rama, nga Porti i Durrësit, inceneratorët deri tek “kullat e drogës”.
Sali Berisha: I kërkoj KE të mos disbursojë asnjë qindrakë hpa hetuar aferën e Butrintit, një aferë gjigande korrupsioni, shpërbërja e njërit prej parqeve më të cmuara të Shqipërisë, rajonit dhe Evropës, kryekëput mbi bazën e korrupsionit.
I bëj thirrje PE dhe kongresit të SHBA të ndërmarrë një hetim të plotë për këto afera të mëdha.
Shqipëria ka tejkalaur çdo lloj limiti, vije të kuqe sa i përket vjedhjes dhe korrupsionit.
Thirrja ime për KE është një hetim për monumentet e nacional korrupsionit në Tiranë, kullat e drogës, për shqiptarët dhe evropianët kam një të dhënë zyrtare: Indeksi i ndërtimeve në Shqipëri është mesatarisht tre herë më i lartë se sa në cdo vend të BE.