Financimet ruse, Boçi: Jemi distancuar! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD! Gjueti shtrigash ndaj opozitës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Luçiano Boçi foli për financimet ruse në PD. Gjatë fjalës së tij, Boç tha se PD është e distancuar nga faktet, ndërsa shtoi se paratë edhe nëse janë marrë nuk kanë përdorur për Partinë Demokratike.

Jemi distancuar nga faktet! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD”, tha ai.

Më tej ai shtoi se në Shqipëri është deformuar vota, duke shtuar se pa të drejtën e votës nuk mund të ketë shtet të së drejtës.

Kemi shtet të së drejtës që dënon nënën 81-vjeçarë për një kotec pulash. Për çfarë shteti të së drejtës flisni kur vrasja në Shqipëri është bërë si mall. Mos vallë për shtetin e së drejtës e keni fjalën për banorët e 5 Majit apo shëmbien e teatrit apo lënin e  Butrintin në duart e një shqiptarofobi. Apo e keni fjalën për gjuetinë e shtrigave që bëni ndaj opozitës?

Ku është demokracia? Ku është se unë nuk e shof. Nuk keni lë institucion pa kapur.”, tha më tej Boçi.

Zjarr Tv Ad