Salianji: Basha kërkon të krijojë një parti të vogël

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se Lulzim Basha po lufton për interesa e tij personale e jo për partinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji theksoi se ish-kryedemokrati duke marrë pas vetes një grup personash do të tregojë se ka peshë politike, por sipas tij ai po dëmton thellësisht interesat e partisë por edhe të opozitës në tërësi.

Salianji: Është e dukshme që drejtësinë e ka në dorë Edi Rama. Basha kërkon që të bëjë një parti të vogël dhe ta ketë aty me disa njerëz që të vij rrotull. Kemi një interes personal që prevalon që do të tregojë që edhe unë jam këtu për të treguar se ka peshe politike duke i dëmtuar thellësisht interesat jo vetëm të PD-së, por edhe të opozitës në tërësi.

Zjarr Tv Ad