Deputeti Ervin Salianji, është shprehur se institucionet e mbrojtjes janë më të pambrojturat në vendin tonë.
Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video ku një muaj më parë në Komisonin e Sigurisë ngre shqetësimin për nivelin e ulët të mbrojtjes së pronave të forcave të armatosura, Salianji shkruan se qeveria nuk kishte këtë shqetësim por përdorimin e policisë ushtarake për mbrojtjen e personaliteteve civile të ministrisë.
Postimi i Ervin Salianji:
Kur koha të jep të drejtë
vetëm 1 muaj më parë në Komisionin e Sigurisë ngrita shqetesimin për nivelin e ulet të mbrojtjes së pronave të forcave të armatosura! Qeveria nuk kishte shqetesim mbrojtjen e pronave të ushtrise por perdorimin e policisë ushtarake për mbrojtjen e personaliteteve civile të ministrisë!
Praktikisht institucionet e mbrojtjes janë më të pambrojturat! Kur dorëhiqet një ministër? Çfarë pune bën ministri i mbrojtjes?
Linku i videos se postuar nga deputeti: https://fb.watch/f39oPDlcIe/