Salianji: Nuk është habi që të jetë arratisur edhe Rama si Ahmetaj

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhej të ishte sot në seancë, dhe të përballej me opozitën dhe opinion publik. Ai ka folur për rubrikën “Opinion” në News24, menjëherë pas vendimit që seanca e posaçme për Arben Ahmetajn të zhvillohet nesër dhe jo të hënën. Salianji u shpreh se situata ishte e tensionuar për shkak të dosjes së SPAK, por edhe për shkak të përfshirjes në këtë aferë të thuajse gjysmës së deputetëve që PS ka sot në Kuvend.

“Situata ishte e tensionuar për shkak të dosjes së SPAK, dhe mendoj se është një nga ditët më të rënda për shoqërinë dhe momentet më të forta që kalon politika. Jo vetëm për kërkesën e arrestimit të numrit të dytë të policisë, por dhe për shkak të përfshirjes në këtë aferë pothuajse gjysma e deputetëve që PS ka sot në Kuvend”, tha Salianji.

“Ne mendojmë se ka ende elementë që duhen hetuar dhe çuar para. Ne nga dje, duke mos e penguar drejtësisë, në Këshillin e Mandateve depozituam raportin tonë për të bërë të mundur që kërkesa e SPAK të kalonte sa më shpejt. Seanca duhej që dje në fakt, në këto kushte detyra jonë është të jemi në krah të drejtësisë. Rama duhej të vinte sot në Kuvend dhe të përgjigjet. Duhet të vijë dhe të tregojë se nuk është arratisur edhe Edi Rama. Fakti që numri dy është arratisur nuk është habi që Rama duke u njohur me dosjen, mund të jetë arratisur dhe ai”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad