Salianji vë alarmin: Ja si do i blejë Rama zgjedhësit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka vënë alarmin për zgjedhjet e qershorit. Me anë të një statusi  në “Facebook” se 1.4 milionë kartave të identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, duke i parë këto si 1.4 mln mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin apo duke iu bërë presion.

Madje Salianji shkruan se qeveria po iu shpërndan që sot kuponë organizatave të PS për të blerë votuesit.

“1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë! Qeveria po iu shpërndan që sot kuponë Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponëve falas!

Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnjë përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!”, shkruan Salianji.

 

Zjarr Tv Ad