Është zhvilluar sot samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kryetari i Parlamentit Europian David – Maria Sassoli tha se në parlament ka vullnet për procesin e anëtarësimit. Ai shtoi se Parlamenti Europian është përballur me kundërshtimin e tre vendeve.
“Në Parlamentin Europian ka vullnet për procesin e anëtarësimit. Jemi përpallur me kundërshtimet e 3 vendeve anëtare. Duhet të përmbyllim hartën gjeografike të Evropës. Kemi një boshllëk, që quhet Ballkani Perëndimor”, tha ai. Sassoli theksoi se Parlamenti Europianj dëshiron që hapësira politike e ajo gjeografike të mund të përputhen.
David Sassoli nënvizoi se ka vullnet që Shqipëria e RMV të ecin përpara për integrimin. Ai shtoi se ky vullnet do mundësojë procesin e anëtarësimit.
“Hapësira politike e ajo gjeografike të përputhen. Ky është mesazh i rëndësishëm i këtij samiti. Ky është shans për të forcuar Bashkimin Evropian “, deklaroi Sasoli.