Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në Tiranë, ku një i ri u vra nga një polic. Lajmi u dha nga vet kryeministri Edi R“Sot iu them të gjithë efektivëve: “Ndjehuni krenarë për uniformën, sakrificën”. Rasti është përjashtim tragjik që përjashton rregullin se Policia është mbrojtëse. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen.”, tha Rama.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se “tani është momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri”.
“Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar”, shton Lleshaj.
Lleshaj përsërit sërish atë që ka deklaruar më herët, duke theksuar se me vetëdije është identifikuar “me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi”.
“Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve”- nënvizon më tej.