Ore këta i heq ky apo ikin vetë?

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para pak minutash u njoftua dorëheqja e Ministrit të Brendshëm  S.Lleshi .Ajo u komunikua nga kryeministri live e më vonë reagoi edhe vet ish-ministri në rrjete sociale.Historia përsëritet .Nuk është se ndodhi sot për herë te parë që një ministër largohet nga detyra .Ndryshojne vetëm portretet dhe emrat e ministrave ,sepse reagimi i kryeministrit mbetet  njëjtë dhe arsyet e largimit të tyre në heshtje.

Ju sjellim ne kujtesë reagimet e Kryeministrit për doreheqjet e ministrave te brendshëm:

Rama për Sajmir Tahirin : “Akt dinjitoz, në kujtesën time për herë të parë në historinë e Shqipërisë. I respektueshëm plotësisht. Nuk gjykoj asnjë nga ato që thuhen në këtë rast. Jam shprehur qartë këtu e gjashtë muaj më parë, sa i takon Tahirit dhe drejtësisë. A ia kërkova unë? Besoj është humbje kohe që të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, është një akt që flet vetë. Nuk kisha dijeni dhe nuk ia kam kërkuar unë”

Rama për ministrin Xhafaj: “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

… Dhe ne fund  gjenerali ,i cili solli energji pozitive  që me shpejtësi arriti rezultate domethënëse.

Rama për Sandër Lleshin : “#RESPEKT e #FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër”

Zjarr Tv Ad