Sanksionet e Shqipërisë për Rusinë, Artan Hoxha zbulon prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmet e Rusisë në Ukrainë kanë sjellë reagime në mbarë botën ku një pjesë e madhe e vendeve perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj saj.

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar se ka kaluar një javë nga deklarata e ministres për vendosjen e sanksioneve por çështja është se ne akoma nuk kemi një listë në lidhje me kompanitë dhe personat që do të sanksionohen në ndryshim nga Kosova. Hoxha është shprehur se nëse ne do të lejojmë përfitimet e interesave ruse në vendin tonë, ato do të na minojnë nga brenda.

Deklarata e Hoxhës:

Kosova ka marrë masa konkrete duke publikuar listën dhe duke goditur kompanitë në këtë vend. Por në Shqipëri dhe pse ministrja e Jashtme ka thënë se u bashkohemi sanksione akoma nuk kemi një listë në lidhje me këtë masa. Duke filluar nga Policia e Shtetit, doganat, cilat janë kompanitë ruse, cilët janë interesat ruse në vendin tonë. Duke pasur parasysh të gjithë këto ka kaluar një javë nga fakti që ne publikuam bashkëngjitjen përkrahe vendeve të tjera për sanksione, nuk kemi një listë të personave ruse apo të personave shqiptarë që përkrahin interesat e Rusisë.

Çështja është që të kemi një publikim të listave se kush janë ndërmarrjet dhe investimet e Rusisë në vendin tonë, por akoma asgjë kur do i marrim ato kur të mbarojë lufta. Nëse ne lejojmë interesa ruse në vendin tonë, do na minojnë nga brenda, pasi deri më tani ne nuk kemi marrë asnjë masë”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad