Sapo erdhe në detyrë bleve automjet luksoz/ Qyno dhe Karamuço i kundërvihen Sandër Lleshajt: Nuk mund të dalësh sot dhe të mbrosh policët…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku ka folur për ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme, ku humbi jetën në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Por ai është kundërshtuar nga gazetari Elton Qyno dhe nga Ervin Karamuço.

Qyno i tha se Lleshaj ishte i vetmi Ministër që sapo mori detyrën, bleu një makinë luksoze dhe shëtiti në gjithë Shqipërinë, ndërsa Karamuço u shpreh se Lleshaj nuk mund të flasë dhe të mbrojë policët, kur vetë u largua për të njëjtën arsye, sepse nuk mbrojti dot efektivët.

Pjesë nga debati:

Qyno: I pari Ministër që sapo ka marrë detyrën ka blerë automjetin luksoz dhe ka shëtitur në gjithë Shqipërinë.

Lleshaj: Të falenderoj për ndërhyrjen, e gjete zgjidhjen për ngjarjen që ndodhi.

Karamuço: Ky zotëri nuk mund të dalë të mbrojë policiët, pasi është larguar për të njëjtën arsye.

Lleshaj: Moralin tim e gjykoj vetëm unë dhe s’ka asnjë tjetër targ.

Zjarr Tv Ad