Sarandë/ Plagoset punonjësja, përmbyset mjeti i pastrimit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në  mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident  në qytetin e Sarandës ku është përfshirë një automjet i pastrimit.

Mësohet se mjeti është përmbysur në rrugë dhe ka mbetur e plagosur një punonjëse. Mjeti ka dëmtuar edhe sinjalistikën rrugore.

Sipas dëshmitarëve shoferi kishte zbritur nga mjeti por një nga punonjëset e firmës ka hequr frenat e dorës, çka ka bërë që makina të lëviz dhe të bjerë në pjesën e majtë të rrugës hyrëse.

Punonjësja e plagosur është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Ad