Sasoli në Maqedoninë e Veriut: Proces i bisedimeve duhet të fillojë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Parlamentit Evropian, David Sasoli, në fjalimin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se mos marrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, për Maqedoninë e Veriut paraqet vetëm një ndalesë, e jo gabim historik.

“Gjatë vizitës sime të parë në një vend jashtë BE-së, unë jam këtu për t’ju thënë se ne ndajmë hidhërimin bashkë me ju, sepse jemi të bindur që kemi një të ardhme të përbashkët,ta shkruajmë së bashku. Ajo e ardhme është BE. Kemi disa vështirësi që duhen kapërcyer, por duhet t’i shikojmë me optimizëm, gjë që do të na mundësojë që ta përfundojmë këtë fazë. Kjo bllokadë është vetëm një ndalesë e vogël dhe se për Maqedonisë Veriore ende ka vëmendje të madhe. Proces i bisedimeve duhet të fillojë”, tha Sasoli.

Ndërkohë gjatë konferencës me kryeministrin Zaev një ditë më parë, Sasoli tha se Franca, Holanda dhe Danimarka janë duke rishikuar pozitën e tyre të mbajtur për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Ai shtoi se dy vendet duhet të vazhdojë rrugën e nisur, kurse institucionet e BE-së do të punojnë për hapjen rrugës më tej për të dyja vendet.

“Disa nga arsyet e tyre që i thanë duhet të rishikohen dhe të kuptohen dhe besoj se ata argumentime që u ngritën nga të tre qeveritë e të tre vendeve mund të tejkalohen. Mendoj se në këtë moment qeveri të caktuara janë në fazën e ndryshimit të mendimit, gjegjësisht i rishikojnë vendimet që ata kanë sjellë. Por, të theksoj, ne nuk kemi dëgjuar asnjë “jo” të prerë. Tani presim që për disa muaj të ndryshohet vendimi dhe kjo ndoshta do t’u japë mundësinë institucioneve të Maqedonisë së Veriut të fillojnë edhe me reforma të tjera, të mos ndalojnë”-tha David Sasoli, President i Parlamentit Evropian gjatë konferencës me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sasoli hodhi poshtë mundësinë e marrjes së vendimeve të ndara për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të njëjtin mesazh ai do ta përcjellë edhe në Tiranë gjatë vizitës në fillim të dhjetorit.

Zjarr Tv Ad