Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, Peleshi: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka marrë pjesë në prezantimin e shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë.

Në fjalën e tij ai u shpreh se imazhet satelitore do të sigurojnë  monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”.

Ai bëri me dije se sot do të nënshkruhet kontrata 6 milion dollarëshe e shërbimit satelitor.

Peleshi: Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2.

Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Imazhet satelitore do të sigurojnë një mbulim të sipërfaqes tokësore. Përveç marrjes së imazheve ky shërbim do të bëjë dhe analizë informacioni të marrë nga territori, do të marrë inforrmacion mbi rrëshqitjet e tokës, sipërfaqet e zonave të përmbytura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, ortekët e dëborës. Policia e shtetit do të jetë një nga ato që do të marrë shërbimin, zbulimin e parcelave të drogës, etj. Ministria e Bujqësisë do të marrë masa për kontrollin e peshkimit, kanalet e ujërave kulluese, monitorimi i burimeve ujore, hidrovore tej. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë.

Zjarr Tv Ad