Nga Sazan Guri
Dhe s’kini parë gjë akoma, sepse të gjitha ato më parë ishin dhe janë lule para kësaj që po ndodh sot, sikundër është projektplani i 40 – shpopullimi i kalkuluar, më makabri ndër shqiptarë, nga vetë shqiptarët për shqiptarët, urtë e butë si mola që gërryen drurin, si ndryshku që erodon hekurin, si grami që ha barin e gjelbërt, si kanceri që shqyen njeriun, si skorbuti që ha marinarët! I vetmi shpopullim i tipit genocid që kryhet nga vetë shqiptarët, i maskuar, i thënë me elegancë dhe me një elokuencë të pashoqe kurrë si më parë, ‘dhunshëm’ si Cubrilloviqi, por ndryshe nga ai, jo i hapur, përkundrazi i fshehur që edhe vetë djalli e ka zili.
Ky është plan – projekti më i ziu në historinë e gjindjes shqiptare, sepse pas shumë e shumë kohe kupton se ky mol, ky grëm, ky kancer, ky skorbut më hëngri, më mposhti, sepse do sy e vesh të kuptosh djallin që fshihet në detaje, sepse djalli nuk është si dielli që shndrit, ndaj dhe gjuha shqipe e kthen diellin apo djalin e mbarë të shtëpisë me anë të metatezëz me dy ‘l ‘ në djall.
Veç e veç duken si grimca që vonë vonë mund të kuptosh të tërën, mund të prekësh fabulën e kalkulimit të shpopullimit, që po aq si mjerimi është kafshatë që s’kapërdihet në formën e një golgote pa dhunë fizike, por të një dhune të pakuptuar diplomatike!
P.sh., në Cërrik u bashkuan katër shkolla në një të vetme dhe prap numëri i nxënësve ëshët katër herë më e vogël se norma, gjithsejt 80 nxënës; Vetë hartuesi i politikave të PS në vitet e para të Rilindjes urbane detyrohet të pohojë sot se pas pesë vjetësh me këtë ritëm fshati i fundit do të shsesë lopën dhe delen e fundit. Bavaria hap zyrë për të punësuar si shofera 80,000 shqiptarë; Brukseli kërkon 1800 shqiptarë për shoferë, me ose pa patent, sepse i bën shofera vetë;
Sot ekziston një Marrëveshje e Qeverisë shqiptare me BE për azilkërkues pa atdhe, pra për riatdhesim të atyre personave ‘nongrata’ ose që nuk kanë përfituar dot leje qendrimi në vendet perëndimore. Në fshatrat e Beratit nuk gjen më sikur edhe një nip të ngrejë arkivolin e gjyshit. Në të gjithë fshatrat e Shqipërisë shikon dyer të vulosura, dritare me përzhiska merimange, hardhi e pemë të harlisura si mos më keq, se njeriu dikur i tyre ka ikur larg si për dreq.
Nëse je me autobus të lartë, rrugëve të autostradës Lushnje – Kavajë shikon dyqane të qepenosura! Kqyr kate të dyta të lëna qesim, pamje që të ofrojnë dëshpërim e trishtim, pamje që nuk ta siguronte as lufta e dytë botërore! Dhe më pas vjen naiviteti i asaj pjese mish e oriz të popullsisë, vjen cinizma e Qeverisë, vjen nënqeshja e gjithë të majtëve të Shqipërisë, vjen përçmimi i gjithë kamunistëve, i gjithë globalistëve, i gjithë sarakaçanëve e karakaçanëve, e gjithë gjakprishurëve që e duan Shqipërinë të pjekur dhe të djegur, tashmë jo me luftra ballpërballë, por me skenarë si mole migrimi dalngadalë.
Ndaj dhe qeveria e sotme e ka të kalkuluar ikjen, dëbimin, dhe genocidin e shqiptarëve, duke kalkuluar programe për largimin e popullatës vendase; Duke kryer projekte për dobësimin e INSTITUCIONEVE shqiptare; Duke sajuar Konflikte sociale; Duke bërë fakt zëvëndësim popullate ose popullate-fiktive, siç është dhënia e shtetësisë ‘Shqiptare’ indianëve, pakistanezëve, afganëve, etj.
Duke bërë gjetjen e individëve (drogaxhinj, perversë, kurva), pra, njerëzit e duhur që do të bëjnë “punët e pista” dhe duke i vendosur ata në Institucione dhe Administrata për të përmbushur AXHENDAT1 Dhe në fund fare, me këto horra dhe me këto taktika na grabisin pasurinë tonë publike, ku një shqiptar që duhet të lind me 500,000 dollarë në Bankë, lind me borxh 500 mijë dollarë??/!!!
Ndaj, shqiptarë mos ik, se ke mision t’rrish! Mos ik, sepse duhet të ikin politikanët! Mos ik, sepse s’kanë faj sarakaçanët që më pas vijnë! Mos ik, sepse sa gjen prindër të dytë, aq gjen Atdhe të dytë. Shqiptar, mos ik, sepse mund të shpëtosh veten, por ke lënë far e fis që vështirësi jetese has, dhe një energji boshe do të të ndjekë nga pas! Shqiptar, mos ik, sepse kështu iknin nizam edhe të parët tanë, dhe ti sot vuan atë ikjen ‘sindromë’, sikundër nipërit tanë do të vuajnë ikjen tënde sot.
Shqiptarë mos ik, sepse ikja është dëshpërim, dëshpërimi është depresion, depresioni është grip mental dhe mbas kësaj e ka rradhën hareja, gëzimi. Fundja mos harro – Liria është një atribut që iu takon njerëzve të përgjegjshëm. Shqiptarë duhet të kuptosh – faktin pse po i PËRZËNË shqiptarët.
Me kaq pasuri shqiptarët, jo vetëm që hanë me lugë floriri, por edhe rrugët mund t’i shtrojnë me FLORI. Me kaq popullatë sa jemi, ne jemi ndër vendet me burime më të pasura se Norvegjia apo Suedia, Zvicra apo Anglia…..?