Alma Kaçi emri i të cilës u lakua shumë nga mediat pas publikimit të video-skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, foli ditën e djeshme në një lidhje telefonike për emisionin “Review” në Euronews Albania.
Ajo tha se e vërteta është se ajo nuk kishte shkuar në zyrën e Safet Gjicit, për të përfituar tender, por për të demaskuar atë që ndodhte në zyrën ku Gjici kryente funksionin e tij si kryebashkiak. Sipas saj ajo shkoi atje për një emision investigativ.
“Kam shkuar për një emision investigativ. Nuk ka qenë vetëm pjesa e tenderave, por për abuzimin në zyrë. Si e përdorte kryetari zyrën. Tenderi ishte thjesht një fabul. Si mund ta merrja unë tenderin? Unë u pezantova me mbiemër tjetër.
Pasi kisha realizuar qëllimin, unë nuk kisha qëllim as të merrja tender e as projekt. Nuk ishte ky motivi, unë nuk jam shoqatë që të marr tendera”,-tha Alma Kaçi duke pretenduar se akuzat e bëra kundër saj për korrupsion aktiv, janë të padrejta.