Sekretari Blinken prek tokën shqiptare, përshëndet me dorë nga avioni, e shoqëron Yuri Kim!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avioni amerikan i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ka prekur tokën shqiptare rreth orës 11:10 minuta, ndërsa e shoqëronte zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ish ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Në pistën e aeroportit zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i ngarkuari me punë i SHBA pranë ambasadës David Wisner si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

ambasadori i shba ne shqiperi

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit kur njoftoi zyrtarisht vizitën e tij në kryeqytetn shqiptar, duke vënë në dukje se Shqipëria cilësohet si “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Zjarr Tv Ad