Sekretari i Përgjithshëm takim me strukturat e Partisë së Lirisë në njësinë nr.9, Blushi: Përgjegjësia jonë për të mbrojtur qytetarët nga keqqeverisja e Rilindjes

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka nisur takimet elektorale me strukturat e partisë, ku sot është ndalur në njësinë nr. 9 në Tiranë.

Blushi ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një foto nga takimi elektoral, ku krah postimit shkruan se të gjithë simpatizantët e PL-së do të jenë çdo ditë në terren për t’i dhënë fuqi zërit të qytetarëve.

Sipas tij, përkeqësimi i pasojave social-ekonomike nga keqqeverisja e Rilindjes, rrit përgjegjësinë e PL-së për të mbrojtur qytetarët.

Postimi i Tedi Blushit:

Me shtabin e Njësisë Nr.9 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna për të avancuar me organizimin kapilar të Partisë së Lirisë në funksion të ndryshimit të madh që Tirana mezi e pret. Strukturat lokale po zgjerohen me shpejtësi dhe përkushtim në çdo lagje.

Me të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë do të jemi çdo ditë në terren për t’i dhënë fuqi zërit dhe për t’i përfshirë të gjithë qytetarët që duan të dëgjohen dhe përfaqësohen, si dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e tyre.

Përkeqësimi i pasojave social-ekonomike nga keqqeverisja e Rilindjes rrit përgjegjësinë tonë për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat më në nevojë!

Zjarr Tv Ad