Sekretari i Shtetit i SHBA shmang Tiranën, viziton Shkupin dhe Malin e Zi

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, do të bëjë vizitë zyrtare në Maqedonin e Veriut dhe në Mal të Zi javën e parë të muajit Tetor.

Sipas axhendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Shqipëri.

Pompeo, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Donald Trump, do të vizitojë në një vizitë diplomatike Malin e Zi pasi të largohet nga Maqedonia e Veriut, njofton Departamenti i Shtetit-raporton Beqir Sina për Bota sot nga Nju Jork.

Sipas këtij njoftimi Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka një konferencë shtypi mjaft të rëndësishme me gazetarët e akredituar në Nju Jork – në selinë e Kombeve të Bashkuara ku po mbahet Sesioni i 74-të i Asamblesë së Përgjithshme .

Mike Pompeo emëroi Mattheë Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet Bosnje Herzegovina , Kroacia, Serbia, Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut.

Zjarr Tv Ad