Kapen 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kerasoxori, Igumenicë ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 105 kg 460 gram marijuanë dhe 1 pistoletë TT.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shqiptar 34 vjeç, të cilit iu sekuestrua edhe një pasaportë shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohë që rezulton se atij i ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen. Mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. U sekuestruan gjithashtu dhe 2 celularë e 250 euro.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 11 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.