Selami Jenisheri i vë syrin stolit të Vllaznisë: Ai trajner duhet ndërruar, unë kam provuar se jam mësues futbolli, e kam licencën e trajnerit…

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Selami Jenisheri, pasi nuk arriti të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, po synon të marrë drejtimin e Vllaznisë.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, ai thumbon trajnerin e shkodranëve, Thomas Brdariç, për të cilin thotë se duhet ndërruar. Sipas tij, kur një futbollist nuk di ta bëjë një futbollist tjetër teknikisht si veten, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë trajner. Jenisheri hedh kandidaturën për ta marrë vetë postin e trajnerit, pasi thotë se e ka licencën.

Zjarr Tv Ad