Selena Gomez vazhdon të ketë probleme me shëndetin. Mësohet se këngëtarja është shtruar dy herë në spital brenda disa ditësh, sepse kishte pësuar një çrregullim emocional.
Shkak i këtyre krizave psikike, mësohet se është pikërisht shëndeti i saj fizik, i cili po vjen e përkeqësohet. Transplanti i veshkave që Selena kreu para shumë kohësh, duket se i ka ulur numrin e qelizave të bardha të gjakut.
Kaq ka dashur që kjo gjë të ndikojë në gjendjen emocionale të këngëtares. Megjithatë ajo nuk kishte pranuar që të qëndronte e shtruar në spital, duke dalë kundër vullnetit të mjekëve.
Mediat raportojnë se Selena pësoi një krizë nervore dhe u frikësua shumë dhe nisi të hiqte serumin nga krahu. Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike, të cilën e ka realizuar edhe më parë.