Senatori amerikan: Vuçiç i gatshëm për marrëveshje por i zemëruar me taksën

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili së voni vizitoi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

“Ne të dy i bëjmë thirrje që të kthehet në tryzën e bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa ai na thotë se do të jetë i gatshëm të bisedojë përsëri sa të hiqet taksa”, tha Murphy në platformën online, Medium Corporation.

“Takimi me Vuçiqin është i rëndësishëm sepse administrata (e presidentit amerikan Donald) Trump u kushton pak vëmendje konflikteve ende të zymta në Ballkan. Vizitat tona në vendet siç janë Beogradi dhe Prishtina ka të ngjarë të mbeten të regjistruara si vizita të nivelit më të lartë nga delegacionet amerikane gjatë mandatit të Trumpit. Është e rëndësishme që amerikanët të vizitojnë vende si Serbia, e cila gjithashtu ka lidhje të fuqishme me Rusinë, në mënyrë që marrëdhëniet tona me të, të mbijetojnë”, tha Murphy, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Udhëheqësit e Kosovës shtoi Murphy “ankohen se një keqkuptim midis SHBA-së dhe Evropës ka ndikuar në sigurinë e tyre”.

“Çështje thelbësore edhe për Serbinë edhe për Kosovën është që negociatat të çojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Që të arrihet kjo marrëveshje për njohje duhen negociata komplekse. Këto negociata aktualisht janë në pritje sepse Serbia i ka pezulluar derisa Kosova të pezullojë taksën e diskutueshme. Udhëheqësit na thonë se këto ditë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po vijnë në Prishtinë dhe po na japin këshilla të ndryshme për ndërprerjen e bllokadës dhe se nuk dijnë kë ta dëgjojnë. Këto janë gabime të politikës së jashtme problematike të Trumpit”, tha senatori demokrat, Murphy.

Duke përmendur përshtypje të tjera nga Prishtina, Murphy tha se ajo është një nga “qytetet e tij të preferuara në botë”, se Kosova “është vendi më i ri në Evropë” dhe se “rrugët e saj janë plot energji dhe gjallëri”.

Murphy dhe senatori republikan, Ron Johnson kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin dy javë më parë, derisa në Kosovë kanë thënë se të dyja vendet duhet bërë sakrifica për arritjen e një marrëveshjeje.

Zjarr Tv Ad