Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez e ka shpallur veten presidente të përkohshëm të vendit të Amerikës së Jugut pas dorëheqjes së Evo Morales.
Ligjvënësit nga partia e Morales bojkotuan seancën. Por zonja Anez tha se ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.
“Para mungesës përfundimtare të presidentit dhe nënkryetarit … si president i Dhomës së Senatorëve, menjëherë marr presidencën ashtu siç është me rendin kushtetues,” tha Znj Áñez duke u duartrokitur nga ligjvënësit e opozitës.
Ish presidenti është larguar në Meksikë, duke kërkuar azil atje pasi pretendon se jeta e tij ishte në rrezik. Në një reagim në twitter ai e quajti kete veprim si një grusht shteti.
Ai dha dorëheqjen të dielën pas disa javë protestash mbi një rezultat të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale.