Serbët bllokojnë komunën e Zveçanit, gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para objektit të Komunës së Zveçanit, që është bllokuar nga serbë, janë dëgjuar të shtëna me armë para pak minutash.

Mediat kosovare shkruajnë se të shtënat janë dëgjuar pak më parë, ndërsa nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast.

Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.

Kujtojmë që këto përplasje vijnë pasi udhëheqësit e komunave me shumicë serbe janë shqiptarë, të cilër u betuan një më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Zjarr Tv Ad