Serbia merr katër avion MiG-29 nga Bjellorusia

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Ajrore të Ushtrisë së Serbisë, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të 4 avionëve bjellorus MiG -29. “MIG-ët” tani janë zyrtarisht në pronësi të Serbisë.

“Ne mund të themi lirisht se tani është rritur numri në gjithsej 14 avion luftarak “MIG 29”, i cili është një numër që ne nuk mund të ëndërronim deri në vitin 2012, kur presidenti Vuçiq u bë ministër i mbrojtjes”, ka thënë Vulin, duke shtuar se avionët erdhën si rezultat i marrëdhënieve personale të Vuçiqit dhe presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe që janë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak-teknik dhe ndihmën e Bjellorusisë ndaj Serbisë, transmeton zeri.info

“Ne do të kemi 14 MIG të nivelit 4+. Kjo do të thotë se ata janë ndër avionët më modernë në botë. Aviacioni ynë për dekada të tëra nuk ka qenë më i fortë, pilotët tanë tani mund të llogarisin në orë fluturimi si në kohën e APJ-së, do të menaxhojnë mjetet më moderne, dhe qielli i Serbisë do të jetë i sigurt. Kjo është një ditë e madhe për ne, një ditë të madhe për Forcën tonë Ajrore”, tha Vulin.

 

Zjarr Tv Ad