SËRISH SPEKTAKËL NË LIGËN E KAMPIONËVE NË PLAYOFF PËRPLASEN TË MËDHENJTË E EVROPËS

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një rrugëtimi elektrizues si ai që u përmbyll me një maratonë të paprecedentë
ndeshjesh dhe përcaktoi 8 skuadrat më të mira të Evropës, që kaluan direkt në
fazën tjetër, tashmë na presin të tjera emocione. Jemi në Playoff, ku 16 skuadra
do të përplasen mes tyre për 8 vende të tjera që do të plotësojnë Top 16-en
evropiane. Rastësia, fati, një sezon i mbrapshtë, apo një gabim i minutës së fundit,
e deshi që mes tyre të jenë disa nga klubet më të suksesshme evropiane të të
gjitha kohërave, që, sic pakkush e mendonte, do të sfidohen në Playoff për të
siguruar ecurinë më tej. Dhe për tifozët e panumërt të Champions League, kjo do
të thotë sërish magji, sërish spektakël, sërish emocione të papërmbajtshme.

Në 2 raunde, i pari mes të cilëve luhet në mesjavë, disa nga ekipet më të mira
kontinentale luajnë shansin e fundit drejt lavdisë evropiane, duke dhuruar disa
superduele. Më i shumëprituri mes të cilëve, sfida që duket si një histori nderi dhe
prestigji dhe që përsëritet edhe një herë. Manchester City dhe Real Madrid
zbresin në fushë të martën në një ndeshje drejt së cilës do të kthejnë sytë miliona
tifozë futbolli. Po të martën luhet edhe dueli i parë italo-holandez, ai mes
Juventusit dhe PSV-së, ndërkohë që gjermanët e Dortmundit fluturojnë drejt
Lisbonës ku i pret Sportingu dhe Paris St Germain drejt Brestit, në atë që mund të
konsiderohet si një derbi francez.

Ndërsa, mbrëmja e së mërkurës, mirëpret të dytin duel italo holandez, atë mes
Feyenoord dhe Milanit, tashmë me një ekip të ristrukturuar, teksa Atalanta, që
vetëm 1 pikë e coi në Playoff shkon drejt Bryzhit për ta siguruar tani kualifikimin,
por edhe dy duelet e tjera të së mërkurës, mes Celtic dhe Bayern apo Monakos
dhe Benfikës do të jenë vendimtare, sepse, nëse na mësoi dicka Faza e Ligës dhe
formati i ri i Ligës së Kamopionëve, ishte se asgjë nuk mund të parashikohet.

Me të tilla supersfida, na presin sërish netë magjike.
Kjo është madhështorja Uefa Champions League, e gjitha për t’u shijuar vetëm
dhe ekskluzivisht në kanalet e Tring Sport, platformës më të madhe dhe
gjithëpërfshirëse sportive në vend.

Zjarr Tv Ad