“S’është ndëshkim, por sensibilizim”, Fico flet për vaksinimin me detyrim të studentëve: Arma e vetme që ata të kthehen në auditore

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albana Fico, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, foli për vaksinimin e detyrueshëm të studentëve, duke u shprehur se kjo është arma e vetme që ata të kthehen në auditore.

Sipas saj për t’u kthyer në auditor, atyre u duhet të hedhin një hap, i cili është pikërisht vaksinimi, pasi edhe variant Delta prek më shumë moshat e reja.

Që të kthehesh në auditor, do të duhet të bësh një hap. Studentët nuk e duan mësimin “online” gjatë gjithë vitit. Duke mos pasur rrugë alternative për t’i shpëtuar mortjes dhe për t’u kthyer në auditor, por mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, dhe duke qenë se Delta prek mosha të reja, arma e vetme është vaksinimi. Kjo armë është provuar, edhe në vendin tonë, pasi sot kemi më pak të shtruar në spital. Mund të ketë grupime të vogla refraktare, por unë besoj fort te studentët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje jo me detyrim, por me bindje. Këto nuk janë masa ndëshkimore, por sensibilizuese. Nuk kemi shans tjetër”,  u shpreh Fico.

Fico u shpreh mbrëmjen e sotme se situata e sivjetshme nuk ka lidhje me atë të vjetshmen”, pikërisht falë vaksinës.

“Ne e kemi izoluar Deltën në vend. Sivjet ka hyrë në lojë vaksinimi, si masë shumë e fuqishme për të frenuar përhapjen e Covid-19. Masat shtrënguese të sotme kanë ardhur në kohën e duhur. Bota dhe Shqipëria kanë përjetuar pafundësisht lodhje nga mbyllja fillestare dhe mënyra e re e jetesës. Tani, me vaksinimin ka një lloj “ngrohjeje” për të shkuar përpara. Por, e keqja është se duhen përfshirë të gjithë në këtë simfoni. Ajo që kemi vënë re, dhe jo vetëm në Shqipëri, është se pati një rishpërthim të virusit që lidhet me Deltën dhe periudhën e verës, ku u relaksuan masat”, tha më tej Fico në A2 Cnn.

Zjarr Tv Ad