“Sezoni turistik nuk solli suksesin që propagandoi Rama”/ Deputetja e PL-së publikon shifrat e INSTAT: Kryeministri fshihet pas postimeve në profilet e tij

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama se Shqipëria ka shënuar një vit turistik të suksesshëm. Në një postim në Facebook, Xhixho ka publikuar shifrat e INSTAT sipas së cilave, në muajin qershor vetëm 22.9% e hoteleve janë përdorur nga turistët. Xhixho thotë se turizmi nuk është thjesht një vulë që Rama përpiqet ta shesë si sukses në profilet e tij në rrjete sociale apo përmes artikujve në mediat e huaja.

Postimi i Erisa Xhixhos në Facebook:

Sezoni turistik nuk solli suksesin që propagandoi kryeministri Rama.

Ja të vërtetat sipas INSTAT: Vetëm 22.9% e hoteleve dhe strukturave të akomodimit shqiptare janë përdorur nga turistët gjatë qershorit të këtij viti. Duke mos pasur mundësi të përballojnë çmimet në stratosferë, shqiptarët kanë zgjedhur pushimin ditor si opsionin më pak të kushtueshëm.

Ndërsa kryeministri flet për një sezon turistik të suksesshëm, vetëm pak më shumë se 1/5 e kapaciteteve akomoduese që ofrohen është përdorur nga turistët vendas dhe të huaj.

Përtej panoramës shumëngjyrëshe që ofron Rama në rrjetet e tij, shifrat tregojnë një realitet tjetër. Nëse kryeministri flet për jehonën që i bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare ndërsa riposton videot e blogerëve të udhëtimit, sërish INSTAT thotë të kundërtën:

Peshën më të lartë të turizmit e kanë mbajtur vendasit me 41.6% të numrit të vizitorëve, të ndjekur nga shtetasit e Kosovës me 16.7%, polakët me 7.1%, Italia 5.2% dhe Gjermania dhe Anglia me 4.8 dhe 2.6%.

Ashtu si edhe vitet e tjera, kryeministri ka zgjedhur të luajë me shifrat: hyrje-daljet e udhëtarëve, emigrantëve e turistëve që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri. Turizmi nuk është thjesht një vulë në pasaportë dhe është e kotë që Rama përpiqet të na e shesë si sukses në profilet e tij, ku Shqipëria shkëlqen si fasadat e pallateve kur ishte kryetar bashkie, por të në vërtetë është ajo çfarë fshihej pas bojërave shumëngjyrëshe.

E vërteta është që plazhet janë bosh, se çmimet kanë qenë të papërballueshme sepse bizneset nuk u mbështetën asnjë moment nga kjo qeveri. Qytetarët s’kanë mundësi as pêr 1 javë pushime sepse 67% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Zjarr Tv Ad