Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar sot, pas votimit të propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.
“Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që i hap rrugën çeljes zyrtare të negociatave. Një hap i madh përpara drejt familjes evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përgëzime kolegut Talat Xhaferi, Parlamentit dhe parlamentarëve të Maqedonisë së Veriut. Sfidat e përbashkëta përballohen bashkarisht! Tani Këshilli Evropian e ka rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.