Shabani:Partitë në vend s’prodhojnë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani është shprehur se në Europë dhe SHBA identifikimi i një partie është pjesë e identitetit të individit.

Komentet Shabani i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se në Shqipëri partitë politike nuk kanë identitet politik dhe nuk prodhojnë dot politikë.

Shabani tha gjithashtu se edhe kur duan të bëjnë politik partitë shqiptare, kthehen të debatet e viteve 44’, pasi sipas tij, vetëm aty mund të gjejnë pak identitet politik.

“Në vende të ndryshme, në Britani, SHBA dhe Europë, identifikimi i një partie është pjesë e identitetit të individit. Pra ti mund ta kuptosh se për kë do të votojë dikush që nga makina që blen, mënyra si vishet, stili i jetesës që bën, qëndrimet që mban, etj.

Në Shqipëri partitë nuk kanë identitet politik. Ngaqë nuk prodhojnë dot politik, merren me individët dhe kur duan të bëjnë pak politikë, kthehen te debatet e 44-ës, sepse aty gjejnë pak identitet.

Se s’ka ndarje që ti të thuash që ai është votues i PS apo i PD edhe në mënyrën si jeton, jeton ndryshe. Ka një pjesë të konsiderueshme, më shumë se gjysma, që e shohin mundësinë që të mos votojnë gjithmonë të njëjtën parti gjithmonë”, tha Shabani.

Zjarr Tv Ad