Shano: Më 11 Dhjetor do jem në Kuvend. Berisha bëri atë që Basha s’e bëri dot për 8 vjet

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.

Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë.

Analisti Dritan Shano i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma e shikon të vonuar këtë proces.

I pyetur nëse mund të ketë vend për dekomunistizim kur shohim që shumë bashkëpunëtorë apo njerëz që kanë pasur poste kyçe në regjimin komunist mbajnë ende poste kyçe drejtuese ai tha se asnjëherë nuk është vonë.

Shano: Gjithmonë nuk është vonë që të ndahesh nga një sistem vlerash i cili përçan shoqërinë dhe i vendos individët nkundër njëri-tjetrit sepse mendojnë ndryshe. Për aq kohë sa kjo ekziston në shoqërinë shqiptare unë e quaj dekomunistizimin një akt shumë të vlefshëm shumë të vonuar. Unë nuk kam besim në këto forma. Duam të modernizohemi, gjëja kryesore është prona në tërësi.

Gazetarja e pyeti analistin nëse pret diçka nga Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor nga zoti Sali Berisha.

Analisti Shano u shpreh se Berisha përfaqëson një pakicë, sikundër dhe Basha përfaqëson një pakicë në PD.

Shano: Unë besoj se janë më tepër se sa 4200 delegatë të cilët e dinë se në 11 dhjetor Sali Berisha do jetë sërish “non grata” po me mençurinë e vet politike arriti të krijojë një temë të cilës Lulzim Basha në 8 vite i ka vënë një kapak të madh plumbi. Konkurrencës dhe mbajtjes së përgjegjësive në një parti politike. Në Shqipëri ekziston kultura që një kryetar partie mund të bëjë çfarë të dojë, mund të bëjë çfarëdo idiotizmi të dojë dhe nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë.

Zjarr Tv Ad