SHBA/ Akuza për manipulim votash nga kandidati për Kongres, përsëriten zgjedhjet

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteti I Karolinës së Veriut në SHBA do të ripërsërisë zgjedhjet për Kongres pasi pas një investigimi I cili thekson se kandidati republican ka manipuluar votat. Një këshilltar i Mark Harris akuzohet se, ka përfituar vota në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës së “mid-term”-it të nëntorit. Tashmë, Harris, i cili fillimisht shpalli fitoren përballë demokratit Dan McCready, tani është I detyruar të kërkojë përsëritjen të zgjedhjeve. Këshilltari politik Leslie McCrae Dowless akuzohet se ka manipuluar zgjedhjet në favor të z. Harris duke mbledhur në mënyrë ilegale, duke dalë dëshmitar i rrejshëm, dhe duke shtrembëruar votën e votuesve në distancë.

Në justifikimet e tyre, Harris dhe Dowless janë shprehur se stafi i tyre vetëm ndihmoi votuesit të merrnin fletët e votimit në mungesë dhe nuk bënin asgjë të paligjshme.

Në një rast, Harris, një pastor baptist, i ka thënë këshilltarit të tij politik, Dowless: “Nuk më intereson nëse është një grua 95-vjeçare në një karrike me rrota. Dua votën”.

Kandidati republikan gjithashtu i referohej një dëshmie dramatike një ditë më parë nga djali i tij, i cili i la të dy burrat me lot. Harris i tha gjykatës se djali i tij ishte “pak gjykues dhe kishte pak shije arrogance dhe disa gjëra të tjera”, por se ai ishte “shumë krenar për të”. Të mërkurën, John Harris i tha bordit të zgjedhjeve që ai kishte paralajmëruar vazhdimisht babanë e tij për taktikat “e dyshimta” të këshilltarit Dowless.

“Mendova se ajo që po bënte ishte e paligjshme dhe kisha të drejtë”, deklaroi John Harris, duke qarë, ashtu si babai i tij. “Nuk kisha asnjë arsye për të besuar se babai im në fakt e dinte”, shtoi djali.

Dowless ka refuzuar të dëshmojë. Por ish-asistentët e tij kanë dëshmuar se ai i ka udhëzuar ata që të “mbushin para” formularët e kërkesës për votim, t’i marrin ato të nënshkruara nga votuesit, më pas të postojnë në fletëvotimet e munguara, raporton New York Times.

Zyrtarët nuk kanë dhënë ende një date për zhvillimin e votimit dhe deri atëherë distrikti I nëntë I Karolinës së Veriut do të jetë pa përfaqësues në Washington

 

 

Zjarr Tv Ad