Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë 28 organizata kineze, të dyshuara si të përfshira në abuzime ndaj grupit etnik të ujgurëve në provincën Xinjiang të Kinës.
Organizatat tani janë në të ashtuquajturën Lista e Entiteteve, e cila i ndalon ata të blejnë produkte nga ndërmarrjet amerikane pa miratimin e Uashingtonit.
Të 28 objektivat përfshijnë si agjencitë qeveritare ashtu edhe kompanitë e teknologjisë të specializuara në pajisjet e mbikqyrjes.
Byroja e Sigurisë Publike të provincës Xinjiang është në listë, së bashku me 19 agjenci të tjera qeveritare më të vogla.
Nuk është hera e parë që SHBA i vendos grupet kineze nën një ndalim tregtie.
Në maj, administrata Trump shtoi gjigantin e telekomunikacionit Huawei në Listën e Etniteteve për shkak të frikës së sigurisë për produktet e tij.
Departamenti amerikan i Tregtisë tha se organizatat “janë të implikuara në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet”.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Pekini po persekuton ashpër ujgurët kryesisht myslimanë në kampe paraburgimi. Kina i quan këto “qendra të formimit profesional” për të luftuar ekstremizmin.