Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga SHBA, thanë se kalifati pesë vjeçar i Shtetit Islamik ka mbaruar pasi militantët ranë në Siri. Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane kanë ngritur flamurin e fitores në Baghuz,bastioni i fundit i grupit xhihadist. Në të gjithë gjatësinë e tij ISIS kontrollonte 88.000 km2 tokë që shtrihet përgjatë Sirisë dhe Irakut. Pavarësisht se humbën territorin, grupi shihet ende si një rrezik i sigurisë botërore. ISIS ruan praninë e tij në rajon dhe ka bashkëpunëtorë në shtete të ndryshme si Nigeria, Jemeni, Afganistani dhe Filipinet.
Si u çel beteja përfundimtare?
Aleanca e FDS, e udhëhequr nga Kurdët filloi sulmin e fundit ndaj ISIS në fillim të marsit, ndërsa militantët e mbetur u fshehën në fshatin Baghuz në Sirinë Lindore.
Aleanca ishte detyruar të ngadalësonte sulmin e saj pasi mësoi se një numër i madh i qytetarëvë ishin aty, të strehuara në ndërtesa, tenda dhe tunele.Mijëra gra dhe fëmijë, midis tyre dhe shtetas të huaj.
Shumë luftëtarë të ISIS braktisën Baghuzin, por ata që qëndruan vendosën rezistencë të ashpër, vendosën bomba vetvrasëse dhe makinash.
“Forcat Demokratike Siriane deklarojnë eleminimin total të të quajturit Kalifat dhe 100% humbjen territorial të ISIS”-shkruan në tëitter kreu i zyrës së mediave të FDS.
“Në këtë ditë të veçantë ne përkujtojmë mijëra martirët që e bënë fitoren të mundur.”
Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se ISIS u mund vitin e kaluar, lajmëroi për të tërhequr trupat amerikane, një lëvizje që alarmoi aleatët dhe shkaktoi dorëheqjen e zyrëtarëve të lartë.Shtëpia e Bardhe ka thënë që disa forca amerikane do të mbeten në rajon.
Pse ka ende shqetësime në lidhje me ISIS?
ISIS është rritur nga al-Kaeda në Irak pas pushtimit të Irakut nga SHBA në 2003.
Ai u bashkua me rebelimin kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në vitin 2011.Deri në vitin 2014,ai kishte marrë nën kontroll të gjitha vendet dhe shpalli një kalifat.
ISIS në fillim imponoi rregullat e tij në pothuajse tetë million njerëz, dhe fitoi miliarda dollarë nga nafta, zhvatja, vjedhja dhe rrëmbimi, duke përdorur territorin e saj si një platformë për të nisur sulme të jashtme.
Rrëzimi në Baghuz është një moment i rëndësishëm i fushatës kundër ISIS. Qeveria e Irakut deklaroi fitoren kundër militantëve në 2017.
Por grupi nuk është mundur. Zyrëtarët e SHBA mendojnë se ISIS mund të ketë 15.000 deri në 20.000 përkrahës të armatosur në rajon, shumë prej tyre janë celula të fjetura.
Edhe pse humbja e tij në Baghuz ishte e shpejtë, ISIS lëshoi një regjistrim audio nga zëdhënësi i saj Abu Hassan al-Muhajir, duke pohuar se kalifati nuk ka përfunduar.