ShBA-Kinë pranë marrëveshjes tregtare

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu I shtëpisë së bardhë shprehu optimizëm për një marrëveshje tregtare me Kinën, pas takimit me zëvendëskryeministrin kinez Liu He në zyrën ovale. Trump shtoi se nëse në një rast kompromisi, tarifat nuk do të kishte nevojë të rriteshin.

Donald Trump: Unë mendoj se ka një shans shumë të mire, se marrëveshja do të ndodhë. Grupi i negociatorëve ka bërë shumë përparim.

Trump tha se ka në plan të takohet me presidentin Xi Jinping për të përpunuar detajet përfundimtare të marrëveshjes e nga ana tjetër edhe Zëvendëskryeministri kinez Liu He shprehu gjithashtu optimizëm.

Liu He: Ka shumë gjasa që marrëveshja do të ndodhë dhe ne besojmë se do të kemi një marrëveshje përfundimtare. Pala kineze është e gatshme të bëjë maksimumin.

Uashingtoni dhe Pekini janë të angazhuar në negociata për të lehtësuar tensionet tregtare, ku Shtetet e Bashkuara fillimisht kishin planifikuar të rrisnin tarifat mbi 200 miliardë dollarë për importet kineze, duke i çuar në 25 për qind nga 10 për qind aktualisht.

Arritja e një marrëveshjeje do të parandalonte një përshkallëzim të mëtejshëm të një luftën tregtare që tashmë ka ndërprerë tregtinë në mallra me vlerë qindra miliarda dollarë, duke ngadalësuar rritjen ekonomike globale.

 

Zjarr Tv Ad