SHBA mesazh Bashës dhe Kryemadhit para protestës: Dhuna nuk ka vend në demokraci

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhvillimet e fundit në Shqipëri po ndiqen nga afër prej Departamentit Amerikan të Shtetit.  Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë Amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci” thotë Palmer, i cili në këtë intervistë përcjell një mesazh të ri dhe në mënyrë nominale për kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, vetëm pak orë përpara protestës së radhës kombëtare thirrur nga opozita sot ora 19:00.

Palmer flet me detaje për dhunën, hedhjen e molotovit gjatë protestave dhe se kë do të bëjnë përgjegjës SHBA nëse të tilla akte përsëriten.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Mattheë Palmer i përgjigjet disa pyetjeve edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit duke paralajmëruar një vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit e ardhur nga SHBA dhe ambasada në Tiranë.

Zjarr Tv Ad