Zhvlerësimi i euros ka përplasur në studion e “Now” në Euronews Albania Dorian Teliti, ekspert i Ekonomisë në PD dhe ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli.
Teliti i është drejtuar këtij të fundit duke i thënë se me deklaratën që bëri sot për një shtim takse i ka shërbyer qeverisë.
Çoçoli e kundërshtoi duke i thënë që kjo taksë është e nevojshme për vendin.
Pjesë nga debati:
Çoçoli: Qeveria jote dhe e imja bashkë ka frikë të godas importuesit me shumicë.
Teliti: Ai taksimi do të godasë bizneset, ekonominë, konsumatorët.
Çoçoli: Unë nuk jam me qeverinë, përpiqem të jem në imponencë me qeverinë. Nuk ndihmon qeverinë duke i thënë vendos një taksë të re.
Teliti: Mendimi juaj është demoralizuese. Mos bëj zhurmuesin tani.
Çoçoli: Lëri teoritë konspirative, ta ndihmojmë qeverinë ta vendos këtë taksë.