Shefja e BE, Von der Leyen: 70% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur sot se 70 për qind e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar”, tha Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet. Lufta globale kundër pandemisë së COVID-19 tani zhvillohet përmes betejës me variantit Delta, një lloj më ngjitës i koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur frikën se pandemia mund të vrasë edhe 236,000 njerëz në Evropë deri më 1 dhjetor.

Brukseli ka theksuar nevojën që BE-ja të zvogëlojë dallimet në shkallën e vaksinimit midis shteteve anëtare si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare të bëhen gati për një dozë të tretë të vaksinës, sapo të dhënat shkencore ta konfirmojnë se ajo është e nevojshme.

Zjarr Tv Ad