Shehaj: Këto janë tre akset që do bëhen me pagesë, koncensionarët do marrin 3.7 miliardë euro nga taksimi i makinave

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se koncensionarët që do të ndërtojnë tre akse rrugore në vend, do të fitojnë një total prej 3.7 miliardë euro nga taksimi i makinave, sipas tij një fitim shumë herë më i lartë se sa investimi.

Shehaj tha nga foltorja e Kuvendit, se tre akset rrugore që do të bëhen me pagesë janë Milot-Thumanë, Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Fier. Sipas Shehajt për aksin Rrogozhinë-Fier, koncensionari do të investojë rreth 250 milionë euro dhe do të fitojë nga taksimi rreth 1.2 miliardë euro.

“3.7 miliardë euro tre koncensione. Për llogari të klientëve të Edi Ramës. Qeveria u ka dhënë të drejtën tre miqve të Ramës të vendosin traun dhe të taksojnë shqiptarët. Trau i parë do të vendoset në rrugën Milot-Thumanë. Është një rrugë që janë harxhuar 55 milionë euro. Kjo rrugë do i kalojë koncensionarit, i cili do të mbledhë 270 milionë euro duke taksuar shqiptarët. Do investojë 45. Trau i dytë është në rrugën Rrogozhinë-Fier. Koncesionari do marrë 1.2 miliardë euro, do investojë 250 milionë euro. Dhe 2.2 miliardë në rrugën Kashar-Rrogozhinë, duke taksuar shqiptarët nga trau”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad