Shehaj parashikon krizë në tregun e banesave: 70% e pallateve të reja nuk janë shitur

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brisida Shehaj, koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, ka paralajmëruar krizë në sektorin e ndërtimit.

Shehaj tha në emsionin “Këndi i Pano Sokos” se 70% e pallateve të reja të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë, nuk janë shitur.

Sipas saj, kjo statistikë ka dalë nga një raport i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. Ajo deklaroi se Shqipëria po shkon drejt krizës në sektorin e ndërtimit, siç ndodhi edhe në SHBA apo Palermo.

“Nuk shoh logjikë investimi, që të mendosh se biznesmenët shqiptarë, bashkia, shteti, ka bërë një plan biznesi të zhvillimit të Tiranës. Ngado të rrotullohemi është thjesht pastrim parash. Një miku im që kishte hapur një agjenci imobilare, më thotë se një raport i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021, vetëm 30% e sipërfaqes së ndërtuar është shitur, 70% është stok.

Këta ishin kompani amerikane, kishin bërë studimet e tyre dhe trajnonin stafin edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë. Gjithë ky ndërtim, ne nuk kemi përkthim të madh në rritje ekonomike, nuk kemi përkthim të madh në të ardhura në buxhetin e shtetit”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad