Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka komentuar situatën politike në vend.
Ai tha se procesi i primareve në PD ishte proces pozitiv dhe një frymë ndryshe për politikbërjen në Shqipëri.
Aleati i Berishës u shpreh se tani sfida tjetër për PD-në është të tejkalojë vertveten dhe të fitojë zgjedhjet lokale, të cilat do mbahen më 14 maj.
Shehi theksoi gjithashtu se ideja e tij ka qenë që kandidatët për kryetarë bashkish duhet të dilnin përmes procesit të sondazheve, por kjo ide e tij duket se nuk u aprovua nga PD-ja, por gjithsesi ai shtoi se kundërshari kryesor dhe i vetëm i opozitës është Edi Rama.
Pjesë nga biseda në studio:
Primaret janë diçka brenda një partie, primaret janë në PD ne na duhen një palë primare të tjera të fitojmë që të fitojmë zgjedhjet. PD duhet të kapërcejë vetveten, formulimet që kisha unë si duket nuk ju leverdisën. Tani ne jemi të gjithë kundër Ramës ,formula për t’u bashkuar, të jemi të gjithë rreth kandidatit për kryetar bashkie.
Këtu nuk ka më parti të mëdha apo të vogla, këto janë zgjedhje administrative dhe mund të humben lehtë. Ne i kemi bërër dy peshqeshe Ramës: Tetë vite më parë që u dorëhoqëm nga reforma në formë betimi. Dhe e dyta, fatale që dolëm nga zgjedhjet administrative dhe ua dorëzuam bashkinë të majtës. Që nga 2008 nuk ka më politike në vend, nuk prodhohen më parti. Kto që janë në pushtet e kanë mbushur kupën.