Shehi: Lulzim Basha të mbyllë diskutimet me aleatët, s’duhet të humbasë kohë, sepse nëse Edi Rama fiton, vendoset putinizmi

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, i ka kërkuar kreut të PD-së, që të nxitojë në mbylljen e marrëveshjeve me aleatët. Gjatë një interviste televizive, Shehi është shprehur se; në vend që të merren me debate të kota dhe thashetheme, Lulzim Basha dhe partitë e tjera në opozitë, duhet të formojnë sa më parë grupin e saj.

Shehi, ka dhënë një paralajmërim të fortë për liderët e opozitës, nëse koalicioni humbet në 25 prill. Sipas tij, ata që janë liderë partish sot pas 25 prillit, nuk mund të jenë më nëse humbasin.

“Opozita ka nevojë njëherë që të mbyllë këto thashethemet parazgjedhore shpejt e shpejt, a ka mundësi brenda gjysmës së shkurtit që të ngelen 60-70 ditë puro për fushatë. Kjo është e para të mbyllë pjesën e administratës zgjedhore. E dyta pastaj është që brenda një programi të madh që ka bërë Partia Demokratike të identifikojmë 5-6 pika që janë kryesore e mbi të cilat do të shkojmë t’ia përsërisim elektoratit shqiptar, këto që janë gjërat që mbeten. Edhe disa nga këta kolegët opozitarë që mendojnë se mund të rrinë gjithmonë në opozitë si shefa është ide e gabuar kjo. Ditën që opozita nuk ka një fitore dhe një fitore të madhe këtë radhë e nesërmja do të jetë shumë e vështirë”, shprehet ai.

Sipas Shehit, 25 prilli është momenti më i mirë që koalicioni opozitar, të kthehet në pushtet. Prandaj sipas tij, puna më e mirë sot është që të bëhen bashkë për të rrëzuar qeverinë aktuale, sepse asgjë tjetër nuk i justifikon më dhe asgjë tjetër nuk do ketë më kuptimi, pas 25 prillit.

“Ky është i vetmi, nuk ka më opozitë. Pas kësaj dite për Shqipërinë fillon putinizmi, vjen Erdogani, nuk ka më. E dyta dhe kolegët opozitarë duhet ta kuptojnë, në qoftë se nuk bëhen gati këtë vit të rezistojnë kundër rikthimit të diktaturës nesër do të jetë shumë vonë”, tha Shehi.

Deri më tani Lulzim Basha, ka mbyllur marrëveshjen me kreun e PAA Agron Duka, por ende bisedimet vazhdojnë me të gjithë aleatët e tjerë, veçanërisht me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin, të cilët për shkak të peshës elektorale të partive që drejtojnë kërkojnë më shumë se një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë.

Zjarr Tv Ad