Shehu: Çelja e negociatave moment i rëndësishëm. Me Ramën ne krye do duhen dekada për të hyrë në BE

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 8 vitesh si vend kandidat, Shqipëria nisi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, duke u bërë kështu vendi i 4 në Ballkanin Perëndimor që futet në këtë fazë.

Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News, tha se çelja e negociatave është një moment i rëndësishëm ndërsa shtoi se ishte një hap i vonuar.

Tritan Shehu: Është një moment i rëndësishëm. Është në nivelin e imazhit, në nivelin e një nxitje për Shqipërinë, në nivelin e një mesazhi që do u dërgohet shqiptare për përkatësinë e tyre europiane perëndimore për atë që janë të mirëpritur në familjen europiane për të qenë pjesë e saj. Është një hap shumë pozitiv për t’u përshëndetur. Një hap i vonuar por edhe i shumëpritur. Ishte një hap që kjo qeveri ka tentuar ta festoj nja 5 herë me fishekë zjarre, për të krijuar imazhin e rremë sikur ishte realizuar. Ajo që ndodhi sot, tregoi se gjithçka që kjo qeveri bëri, në këto vite ishte thjesht një shaka dhe një vënie në lojë e shqiptarëve.

Sipas tij, negociatat duhet të hapeshin që në vitin 2015, por sipas tij pengues i këtij procesi ka qenë Kryeministri Edi Rama.

Tritan Shehu: Duhet të hapeshin negociatat në 2015, të gjitha kushtet ishin. Ishte Rama që bllokoi dhe titullin kandidat. Që nga viti 2014 deri më sot janë vite të humbura.

Edhe pse standardet nuk janë plotësuar, Shehu tha se Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhej dhënë ky sinjal i fortë.

Tritan Shehu: Edhe sot standardet reale nuk i kemi plotësuar por megjithatë kjo duhej bërë. Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhej dhënë ky sinjal i fortë përkatësie për ta stimuluar në rrugën evropiane dhe për të shtuar në këtë mënyrë edhe monitorimin mbi Shqipërinë.

Më tej deputeti theksoi se me Ramën në krye të qeverisë, duhen dekada që Shqipëria të futet në BE.

Tritan Shehu: Janë shumë kapituj që duhen mbyllur. Do duheshin 5, 6 vite të hapeshin, nëse do kishte një qeveri të përgjegjshme, me një qeveri që të punonte realisht me një vizion perëndimor dhe europian, por me një qeveri që ka dështuar totalisht, dhe nuk ka asnjë premisë që të përmirësohet puna e saj, duhen dekada. Rama nuk e ka vizionin perëndimor, nuk është europian, ai i përket familjes autokratike.

Ai foli dhe për rolin që duhet të luaj opozita.

Tritan Shehu: Padyshim alternative duhet të bëhet më e besueshme tek njerëzit. Nuk mjaftojnë vetëm skandalet e qeverisë, duhet që opozita të bëhet më e besueshme. Në këtë periudhën e fundit që kanë kaluar PD është bërë gjithnjë e më e besueshme. Është ndryshuar vizioni.

PD bëri gabimin fatal të dorëzimit të mandateve, gjë e cila i dha Ramës mundësitë që të bënte ç’të donte.

PD pavarësisht nga problemi që mund të ketë grupi parlamentar po bën luftë.

Zjarr Tv Ad