Sheikët e Cityt blejnë klubin e 7-të

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Harta e “City Football Group” në futbollin global tashmë është vërtet mbresëlënëse.
Kompania e cila është aksionere kryesore e skuadrës angleze të Manchester City është bërë pronare e një skuadre kineze që militon në divizionin e dytë në vendin aziatik.  Skuadra, që ka bazën në qytetin e Pandës, në Cengdu; Sichuan Jiuniu u themelua në vitin 2006, ndërsa luan ndeshjet e tij në stadiumin me 27 mijë vende, një kapacitet modest për këtë provincë të madhe. Një investim që e bën pronarin e Manchester Cityt të ketë aksione tashmë në klube si Yokohama Marinos në Japoni, Atletico Torque në Uruguaj, Girona të Spanjës, New York City FC në SHBA, Melbourne City Football Club në Australi, si dhe Manchester City në Angli.  Vlera e “City Football Group” në tregun financiar shkon tashmë në rreth 2.5 miliardë paund, një shifër e pamendueshme kur sheikët blenë Manchester Cityn vite më parë.

 

Zjarr Tv Ad